Please enter at least 3 characters.

Dembele ka kaluar në Kinë, në pritje të transferimit të Arnautovic - këto janë 10 blerjet më të shtrenjta të Superligës kineze

2019/01/kinaaa.jpg

Shumë futbollistë të njohur lanë Evropën për të kaluar në Kinë dhe kjo fillojë që në sezonin 2016/17.

Në shkurt të vitit 2017, klubet kineze shpenzuan 331 milionë funte, për 126 milionë më shumë se sa Liga Premier që bëri në atë afat.

Këto blerje kishin përcjellë ato të vitit 2016 që po ashtu nuk kanë qenë të pakta.

Por pastaj klubeve iu kërkua që të ndalen shpenzimet, duke vendosur taksa të mëdha për lojtarët nga jashtë.

E gjithë kjo për t'iu dhënë më shumë prioritet lojtarëve të talentuar vendor.

Por kjo nuk i ndali transferimet pasi Guangzhou R&F e ka kompletuar transferimin e Mousa Dembele nga Tottenham.

Në pritje të transferimit është edhe ylli i West Ham United, Marko Arnautovic.

Për të kinezët janë gati të paguajnë 35 milionë funte.

Por a do të ishte blerja më e shtrenjtë në histori? Absolutisht jo.

Më poshtë janë 10 transferimet më të shtrenjta të ndodhura nga Superiga Kineze. /Telegrafi/

10# Odion Ighalo

Nga: WatfordTe: Changchun YataiPër: 20 milionë funte

9#  Ramires

Nga: ChelseaTe: Jiangsu SuningPër: 25 milionë funte

8#  Anthony Modeste

Nga: FC KolnTe: Tianjin QuanjianPër:  25.8 milionë funte

7#  Yannick Carrasco

Nga: Atletico MadridTe: Dalian YifangPër:  27 milionë funte

6#  Jackson Martinez

Nga: Atletico MadridTe: Guangzhou EvergrandePër:  31 milionë funte

5#  Cedric Bakambu

Nga: VillarrealTe: Beijing Sinobo GuoanPër:  35.3 milionë funte

4#  Alex Teixeira

Nga: Shakhtar DonetskTe: Jiangsu SuningPër:  36.4 milionë funte

3#  Paulinho

Nga: BarcelonaTe: Guangzhou EvergrandePër:  44.2 milionë funte

2#  Hulk

Nga: Zenit St PetersburgTe: Shanghai SIPGPër:  46.1 milionë funte

1#  Oscar

Nga: ChelseaTe: Shanghai SIPGPër:  60 milionë funte