Please enter at least 3 characters.

De Ligt: Ronaldo grabitqar në zonë, ndeshja e dytë do të jetë e fortë

2019/04/GettyImages-1141770676-e1554933064615.jpg
298:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - APRIL 10: Cristiano Ronaldo of Juventus shakes hands with Matthijs de Ligt of Ajax after the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Ajax and Juventus at Johan Cruyff Arena on April 10, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
12:"Getty Images

Matthijs de Ligt e ka përshkruar si ‘grabitqar’ Cristiano Ronaldo kur ai është në zonë, ndërsa sipas tij Ajaxi e dëshmoi që këtu është më meritë.

Ronaldo shënoi gol me goditjen e parë në portë, ndërsa David Neres barazoi shifrat vetëm 40 sekonda pasi filloi pjesa e dytë, për rezultatin 1-1 që ishte edhe përfundimtar për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

“Ishte një atmosferë e bukur nga fillimi dhe ne kishim disa raste, por pësuam pa u mbyllu pjesa e parë”.

“Ronaldo ka kualitete të mëdha, duke mos e harruar talentin e tij, ai është një grabitqar në zonë. Ai shesh mundësinë dhe futet aty, dhe shumë shpejtë. Ai vrapo shpejtë në mes të dy lojtarëve në zonë”.

Cristiano Ronaldo e De Ligt. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

“E dinim që nuk mund t’i linim Juventusit hapësira dhe ishim të përgatitur për këtë. Pasuam shumë dhe u munduam që t’i mbyllnim hapësirat në mbrojtje”.

“Mendoj që ia dolëm mirë. Kemi ekip me potencial”

“Punuam shumë për njëri tjetrin. Ne treguam sot se Ajax e ka merituar këtë vend në Ligën e Kampionëve”.

Leonardo Bonucci e Matthijs de Ligt. (Photo by Lars Baron/Getty Images)

“E dimë që Juventusi janë të fortë në shtëpi, do të jetë një ndeshje e dytë shumë e fortë”, ka thënë De Ligt pas ndeshjes. /Telegrafi/