Dauti Komerc dhe 12 qershori: Një ditë historike e dyfishtë në Ferizaj
Në datën 12 qershor 1999, Ferizaj festoi me krenari ditën e çlirimit, një moment kur qyteti mori frymën e lirisë dhe shpresës për një të ardhme më të mirë. Po të njëjtën ditë, një tjetër ngjarje e rëndësishme shënoi fillimin e një suksesi të jashtëzakonshëm në historinë e biznesit kosovar: themelimi i kompanisë “Dauti Komerc”. Ky moment historik për qytetin dhe kompaninë ka krijuar një lidhje të veçantë ndërmjet komunitetit dhe botës së biznesit.Kompania "Dauti-Komerc", SHA si ide ka lindur në vitet '90-ta dhe është zhvilluar ndër vite si Shoqëri Aksionare, e që sot e 30 vite është lider në fushën e distribumit të mallrave për konsum të gjerë në RMV dhe në rajon, si në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Sot, “Dauti-Komerc” është një konglomerat i fuqishëm biznesi, i pranishëm në katër vende të Ballkanit dhe me kompaninë simotër “Dauti-TransportShped”, për transport ndërkombëtar.
“Dauti-Komerc” ofron shërbime cilësore, nëpërmjet një strukture organizative profesionale me një shkallë të lartë fleksibiliteti dhe e hapur ndaj ndryshimeve dhe nevojave të partnerëve. Çdo produkt që mbart emrin e kësaj kompanie është një përkushtim i cilësisë dhe besueshmërisë.“Dauti-Komerc” është renditur në vendin e 50-të në mesin e kompanive më të fuqishme në Maqedoninë e Veriut si dhe ka deponi doganore të veten, me licencë vendore për doganim dhe gjithashtu është i licencuar si Operator i Autorizuar Ekonomik “OEO”, për dogana ndërkombëtare, siguri dhe thjeshtësim të procedurave doganore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Furnizuesit e “Dauti-Komerc” janë nga 82 vende të botës, produktet e të cilëve përfaqësojnë portofolin e ofertës së kompanisë për klientët e saj. Eksportet janë të orientuara në kompanitë e saja në Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Bashkimin Evropian. Ndërkaq sot “Dauti-Komerc” eksporton produktet e saja në Suedi, Zvicër, Gjermani, Francë, Itali, Çeki, Austri, Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë.

