Please enter at least 3 characters.

Darka e organizuar nga presidentja Osmani - Dafina Zeqiri publikon fotografi krah Rita Orës

2023/11/collage-2-13-scaled.jpg

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka organizuar një darkë me ardhjen e Rita Orës në Prishtinë për nder të Ditës së Flamurit.

Ajo mblodhi në një vend këngëtarë, aktorë e shumë figura të tjerë të famshme.

E pranishme ishte edhe artistja e njohur, Dafina Zeqiri, e cila nuk mungoi me disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta pozon krah Ritës si dhe sjell një imazh me motrën e saj, Elena Orën, e cila njëherësh njihet si menaxhere e këngëtares së famshme.

“Jam shumë falënderuese për darkën e organizuar nga presidentja”, shtoi mes tjerash 34 vjeçarja.

Foto: Screenshot/Instagram

Të tjerë në darkë ishin: Ylli Limani, Edona Reshitaj, Kaltrina Krasniqi, Blerta Basholli, Majlinda Kelmendi, Valdrin Sahiti etj.

Ritës iu dorëzua edhe ‘Çelësi i Qytetit’ nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. /Telegrafi/