Please enter at least 3 characters.

Cristiano Ronaldo vazhdon “rebelimin”, mungon edhe ndaj Al Ittihad

Sulmuesi i Al Nassr Cristiano Ronaldo nuk do të paraqitet as në përballjen ndaj Al Ittihad të premten si shenjë proteste.

Ronaldo është “rebeluar” me drejtuesit shkaku që kanë vendosur të përforcojnë skuadrat rivale si Al Hilal, megjithatë refuzuan të investonin te Al Nassr në afatin kalimtar dimëror.

Kalimi i Karim Benzema te Al Nassr ishte “kulmi”, kësisoj Ronaldo vendosi të mos paraqitet fare në fitoren e fundit ndaj Al Riyadh, ku dallimin e bëri goli i Sadio Mane.

Al Nassr duhet t’ia dalë pa Ronaldon edhe në ndeshjen e radhës ndaj Al Ittihad, me gazetarin Fabrizio Romano që ka konfirmuar se portugezi nuk do të paraqitet.

“Cristiano Ronaldo do të mungojë për Al Nassr në ndeshjen e radhës ndaj Al Ittihad të premten”.

“Siç u zbulua të hënën, nuk ka probleme me stafin ose menaxhmentin, nuk është i lënduar ose ndonjë problem fizik. Ai mbetet i zemëruar me drejtuesit e Ligës Profesionale se si po i menaxhojnë disa klube”, shkruan ai ndër të tjera.

Mbetet të shihet edhe për sa ndeshje tjera Ronaldo nuk do të paraqitet, derisa sot e feston ditëlindjen e 41-të. Në media gjithashtu u raportua se ekziston mundësia që të pensionohet pas Kupës së Botës 2022, ose të rikthehet në Evropë.

Ronaldo vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në histori, me 961 gola në karrierë, kurse i ka vendosur vetës si objektiv që të bëhet lojtari i parë që mbërrin numrin prej 1 mijë golave./Telegrafi