Please enter at least 3 characters.

City fiton me vështirësi në udhëtim te Leicesteri

2020/02/City-vs-Leicester-e1582399378640.jpg
326:"LEICESTER, ENGLAND - FEBRUARY 22: Gabriel Jesus of Manchester City celebrates with Riyad Mahrez after scoring his team's first goal during the Premier League match between Leicester City and Manchester City at The King Power Stadium on February 22, 2020 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka marr një fitoren minimale 1-0 në udhëtim te Leicester City në takimin e vlefshëm për javën e 27-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët arritën të krijojnë edhe raste të mira, por pa gjetur golin.

Rasti më i mirë në këtë pjesë i takoi vendasve, të cilët në minutën e nëntë goditën shtyllën me anë të Jamie Vardyt, ndërsa Sergio Aguero (45’) gjeti golin, por iu anulua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, ekipi i Pep Guardiolas arriti të rikthehet duke krijuar më shumë dhe duke gjetur edhe golin e fitores.

City ishte afër golit në minutën e 62-të, por Peter Schiechel arriti t’ia pres penalltinë Agueros duke mbajtur portën e paprekur.

Megjithatë, mysafirët gjetën golin në minutën e 80-të me anë të Gabriel Jesus, i cili shënoi për 1-0 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e dytë me 57 pikë, ndërsa Leicesteri i treti me 50 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët udhëtojnë te Manchester Unitedi, ndërsa Dhelprat udhëtojnë te Norwichi. /Telegrafi/

https://twitter.com/ftbl_magicodz/status/1231295584406994947