Please enter at least 3 characters.

Christina Aguilera rikthehet në qendër të vëmendjes me pamje të re

Christina Aguilera, 44 vjeçe, mahniti publikun me një fustan ngjyrë ulliri pa rripa, ndërsa mori pjesë në prezantimin e Burlesque: The Musical në Teatrin Savoy në Londër.

Fustani me bustier korse dhe fund të çarë theksoi format e saj të holluara, ndërsa këngëtarja i kompletoi me çizme të zeza kaubojsh dhe buzëkuq kumbulle.

Pas suksesit në Mançester, muzikali, i frymëzuar nga filmi i famshëm i vitit 2010 ku Christina luajti rolin kryesor, do të shfaqet në Londër deri më 6 shtator 2025, shkruan DailyMail.

Këngëtarja u pa pranë producentit Steve Antin dhe kolegëve të saj, ndërsa për pak minuta rrëmbeu vëmendjen jashtë teatrit.

Ndërkohë, transformimi i pamjes së Aguilerës ka ndezur sërish spekulime për ndërhyrje estetike dhe përdorimin e medikamenteve për humbje peshe si Ozempic. Megjithatë, ajo nuk ka komentuar këto zëra.

Në vend të kësaj, në një intervistë për Glamour, ajo reflektoi mbi presionin e industrisë: “Kur isha adoleshente më donin të dobët. Kur ndryshova, u kritikova. Tani nuk më intereson mendimi i të tjerëve”.

Aguilera ka theksuar se nuk lejon më që komentet mbi trupin ta ndikojnë dhe se është e përkushtuar ndaj vetëpranimit dhe fuqizimit personal. /Telegrafi/