Chivu pensionohet nga futbolli
31/01/2014
Rumuni 33 vjeçar ka bërë të ditur pensionimin në një televizion rumun me anë të agjentit të tij.
Sipas agjentit të futbollistit, Chivu ndihet i turpëruar të marrë pagën pa luajtur dhe se shumë shpejt do të shkëputet kontrata e tij.
“Chivus i vjen turp të marrë pagën pa luajtur. Ai ka vendosur që të pensionohet nga futbolli”, theksoi agjenti i lojtarit.
Chivu ka pasur 115 paraqitje në fanellën e Interit, duke shënuar tri gola nga viti 2007.
Ai ishte pjesë e rëndësishme e ekipit legjendar Nerazzur që e fitoi tripletën e paprecedentë në vitin 2010. /Telegrafi/


