Please enter at least 3 characters.

Chiellini: Kane një nga më të mirët në botë, nuk ka përfunduar ende asgjë

2018/03/Giorgio-Chiellini-harry-kanwe.jpg
297:"TURIN, ITALY - FEBRUARY 13: Harry Kane of Tottenham Hotpur and Giorgio Chiellini of Juventus embrace after the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Juventus and Tottenham Hotspur at Allianz Stadium on February 13, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, e pranon se Harry Kane është një nga sulmuesit më të mirë aktualisht në botë.

Italiani thotë se Zonja e Vjetër duhet të luajë lojën e tyre dhe kështu do të fitojnë.

"Juventusi duhet të luajë si Juventusi. Nëse ne e luajmë lojën tonë, do të fitojmë", ka thënë Chiellini para ndeshejs për Il Giornale.

"Ata kanë një avantazh të vogël, kanë shënuar dy herë në stadiumin tonë dhe kjo do të thotë diçka. Por, ende çdo gjë është e hapur dhe ata e dinë gjithashtu".

“Duhet të përgatitemi tani, nga ndeshja e parë kemi mësuar më shumë gjëra rreth tyre. Udhëtojmë në Londër të balancuar, pa slogane. Ajo gjithmonë ka qenë forca jonë".

(Foto: Getty Images)

"Harry Kane? Jemi duke folur për një lojtar që është në mesin e tre apo katër sulmuesve më të mirë në botë", ka shtuar Chiellini.

Ndeshja e parë në Torino ka përfunduar me rezultat 2-2. /Telegrafi/