Please enter at least 3 characters.

Chappell Roan surprizon me paraqitjen në sfilatën e Vivienne Westwood

Këngëtarja amerikane, Chappell Roan, u shfaq me një stil të veçantë gjatë sfilatës së Vivienne Westwood në Paris Fashion Week.

Artistja 28-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan gri me korse metalike në ngjyrë argjendi dhe një dekolte të thellë të zbukuruar me detaje të zeza.

Nga përpara veshja dukej elegante dhe klasike, ndërsa nga pas kishte një dizajn më të guximshëm, shkruan DailyMail.

Ajo e kompletoi pamjen me geta të zeza, taka me majë të hapur dhe doreza transparente që përputheshin me veshjen.

Chappell Roan u paraqit gjithashtu me stilin e saj karakteristik glam, me grim të theksuar, fytyrë të zbehtë dhe sy “smoky”, duke krijuar një pamje të fortë dhe skenike. /Telegrafi/