Please enter at least 3 characters.

Çfarë ngjyre është këmisha? Një veshje tjetër që ka nxitur debat të madh në internet! (Video)

2016/10/kemisha-e1475568199250.jpg
8:"© Imgur

Në vitin 2015, një veshje e zezë me të kaltër kishte frymëzuar një debat të madhe në internet rreth asaj se çfarë ngjyre në të vërtetë kishte ajo - e zezë dhe blu apo e bardhë dhe ari.

Dhe tani, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka një tjetër veshje e cila ka ngritur polemika online - një këmishë që duket se ndryshon ngjyrën dhe modelin nën dritat me ngjyra të ndryshme.

E postuar në Imgur nga një përdorues i cili besohet të jetë nga SHBA – këmisha me ngjyra të ndryshme ka marrë gati 3 milionë shikime dhe qindra komente.

Këmisha për të cilën bëhet fjalë është e veshur nga një njeri në atë që duket të jetë një klub nate.

Këmisha e tij është modeluar me katrore të vogla - por është e pamundur të thuhet se çfarë modeli apo ngjyrash është, pasi ajo vazhdimisht i ndryshon ato, me ndryshimin e dritave. /Telegrafi/