Çfarë ndodhi pas fitores ndaj Real Madridit? Arne Slot dhe përqafimi i papritur për Alexander-Arnold
05/11/2025
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur me emocione pas fitores 1-0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të së martës mbrëma.
Pas përfundimit, Slot u pa duke përqafuar Trent Alexander-Arnold dhe më pas shpjegoi gjestin e tij ndaj ish-mbrojtësit të Liverpoolit.
“Vetëm pak çaste më pas, e përqafova. Nuk e di saktësisht çfarë i thashë, ndoshta asgjë të veçantë”, ka thënë Slot.
“Por sa herë që ta takoj, do ta përqafoj ose do të flas me të, sepse ai ka qenë shumë i veçantë për mua, si lojtar dhe si njeri”, përfundoi trajneri.
Ky gjest tregon respektin e madh që trajneri holandez ruan për Alexander-Arnold, një prej figurave më të dashura për tifozët e Liverpoolit. /Telegrafi/


