Please enter at least 3 characters.

Ceferin, UEFA: Nuk do të ketë VAR në Ligën e Kampionëve

2018/02/Ceferin-Ramos.jpg
289:"CARDIFF, WALES - JUNE 03: Sergio Ramos of Real Madrid collects the trophy from UEFA President Aleksander Ceferin after the UEFA Champions League Final between Juventus and Real Madrid at National Stadium of Wales on June 3, 2017 in Cardiff, Wales. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin ka konfirmuar se nuk do të ketë VAR në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi sipas tij ende ka shumë konfuzion.

Video Assistant Referees [VAR] është hyrë në fuqi këtë sezon për t'ia lehtësuar punën gjyqtarëve me anë të teknologjisë.

VAR-i është zbatuar kryesisht në Serie A dhe Bundesliga këtë sezon, por mungesa e konsistencës së teknologjisë ka krijuar shumë polemika në lidhje me instalimin e tij në çdo garë.

Teknologjia e VAR-it është përfolur të përdoret edhe në Ligën e Kampionëve, por presidenti Ceferin ka thënë se nuk do të ketë për të paktën edhe një vit.

VAR-i duke u përdorur në Serie A (Getty Images)

"Ne nuk do të miratojmë VAR-in në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm".

"Unë ende shoh shumë konfuzion nga VAR-i", ka thënë Ceferin në Kongresin e zakonshëm të UEFA-s të hënën.

Megjithatë, Ceferin shtoi se ai nuk e kundërshtoi VAR-in për tu përdorur në Kupën e Botës, me një vendim të caktuar nga Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB) të shtunën.

Ndryshe, VAR-i nga sezoni i ri pritet të implementohet edhe në kampionatin spanjoll, La Liga dhe atë anglez, Liga Premier. /Telegrafi/