Please enter at least 3 characters.

Capital T uron Xherdan Shaqirin për ditëlindje: Urime vëlla, jam krenar me ty!

2018/10/kapooo.jpg

Sot (e mërkurë), futbollisti i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri, feston ditëlindjen.

Ai ka mbushur 27 vjet, dhe me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Nuk munguan as urimet nga figurat publike, e një ndër ta që i uroi ditëlindjen publikisht ishte edhe reperi i njohur, Capital T.

Ky i fundit publikoi në Instagram një fotografi me Xherdanin, përmes së cilës i uronte ditëlindjen duke e quajtur vëlla.

"Urime ditëlindja vëlla, krenar me ty", ka shkruar Kapo në mbishkrimin e fotografisë.

Kjo ka treguar se dyshja në fjalë kanë një raport shumë të afërt miqësor mes vete.

Xherdan Shaqiri aktualisht luan për ekipin e Liverpoolit, gjersa performanca më e mirë e tij këtë vit u shqua ajo në Kampionatin Botëror 2018. /Telegrafi/