Bullock: Vdekja e nënës më bëri ta çmoja jetën
03/01/2010
Ylli i filmit “Proposal” ishte e dëshpëruar pas vdekjes së nënës së saj në vitin 2000, dhe ndërsa vazhdon të vuajë për faktin që ajo nuk është më, aktorja ka mësuar se sa e çmueshme është jeta.
“Mu deshën dy vite të pranoja se nuk është më. Nuk po bëhet më lehtë, po bëhet më vështirë. Por është një gjë e mirë, sepse e ndjej dhe e vlerësoj dhe nuk ngutem në jetë”, thotë 45-vjeçarja. /Telegrafi/


