Please enter at least 3 characters.

Buffon: Aventura ime jashtë Italisë ka mbaruar

2019/06/GianluigiBuffonpsg-e1559751838116.jpg
273:"PARIS, FRANCE - MARCH 06: Gianluigi Buffon of PSG miss-controls the ball during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Paris Saint-Germain and Manchester United at Parc des Princes on March 06, 2019 in Paris, . (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri legjendar, Gianluigi Buffon, e ka zyrtarizuar largimin nga Paris St-Germaini, pasi t'i skadojë kontrata më 30 qershor.

Gardiani italian iu bashkua kampionit francez në vitin 2018 nga Juventusi, ndërsa ka regjistruar 25 paraqitje në të gjitha garat me klubin parisien.

"Largohem i lumtur pasi e kam shijuar këtë përvojë, e cila pa kurrfarë dyshimi më ka ndihmuar që të zhvillohem".

"Sot aventura ime jashtë Italisë ka mbaruar", ka thënë Buffon në deklaratën e tij lidhur me mosvazhdimin e kontratës me PSG.

" Ernest Hemingëay ka shkruar se janë vetëm dy vende në botë, ku njerëzit mund të jetojnë të lumtur: Në shtëpi dhe në Paris. Tash e tutje, kjo do të vlejë edhe për mua: Parisi, në një mënyrë, do të jetë gjithmonë shtëpia ime... Përpara Paris!"

Krahas Zonjës së Vjetër, 41-vjeçari ka luajtur në Serie A për Parman, ndërsa nuk dihet nëse do të pensionohet apo do të luajë në ndonjë klub italian. /Telegrafi/