Please enter at least 3 characters.

Borrell pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin: Stabiliteti në rajon, vetëm përmes normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

2024/02/kurti-borrell-gervalla.jpg

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Teksa ka publikuar edhe pamje nga dy takimet, Borrell ka thënë se stabilitet i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Rruga drejt kësaj kalon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar ai në rrjetin social "X".

Takimet Borrell-Kurti dhe Borrell-Vuçiq janë zhvilluar në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. /Telegrafi/