Please enter at least 3 characters.

Bora bllokon rrugën Kullë-Rozhajë, ndalohet qarkullimi

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në pikëkalimin kufitar Kullë–Rozhajë, në të dy drejtimet, është bërë e pakalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Sipas njoftimit, bllokimi i rrugës ka ardhur si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e territorit të Malit të Zi.

“Rruga PKK Kullë–Rozhajë dhe anasjelltas është e pa kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve për shkak të borës”, thuhet në njoftim.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin këtë rrugë deri në një njoftim tjetër, ndërsa për informata shtesë mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat përkatës. /Telegrafi/