Bon Jovi akuzohet për plagjiaturë
13/10/2008
Në dokumentin e dorëzuar të enjten në gjykatë, muzicienti nga Massachusetts, Samuel Bartley Steele, supozon se grupi ka kopjuar këngët e tij të vitit 2004, “(Man I Really) Love This Team”, që është shfrytëzuar si himn nga ekipi i bejsbollit The Red Sox.
Steele ka thënë se lideri i grupit, John Bon Jovi, e kishte dëgjuar këngën në kampanjën e ish-kandidatit demokrat për president John Kerry në vitin 2004, dhe kishte shfrytëzuar tekstin e tij për të shkruar këngën “I Love This Town”, që pastaj ishte shfrytëzuar si këngë promovuese për gjithë ligën e bejsbollit.
Këngëtari ka kërkuar nga 100 mijë dollarë për çdo CD të shitur, që në total (nga 4 milionë CD-të e shitura) rezulton me një shumë prej 400 miliardë dollarësh.


