Please enter at least 3 characters.

Blero publikon këngën e re "Derën e ke hap"

2021/03/bleromuharremi_129137893840058446647881561193765671296285n-e1614707923127.jpg

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Derën e ke hap” mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit baladë.

Muzika është realizuar nga Blero në bashkëpunim me Chipsin, teksa ky i fundit ka shkruar edhe tekstin.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio me tekst, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse do t’i realizohet edhe klipi.

Blero është i njohur për baladat e tij, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku.

Ai pritet të realizojë edhe shumë projekte të reja muzikore në vazhdimësinë e vitit 2021. /Telegrafi/

Foto: Blero/Instagram