Please enter at least 3 characters.

Blero me fjalë të veçanta për Afronën në përvjetorin e martesës: Urime dita jonë dashuria ime e përjetshme

2021/09/bleromuharremi_212083559_1506750169656133_899481088546554373_n.jpg

Sot janë bërë 2 vite që kur Blero dhe Afrona Dika kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Dhe në përvjetorin e kësaj date të veçantë për çiftin nuk ka munguar një dedikimi plotë dashuri nga ana e këngëtarit të njohur.

Përmes një fotografi të shkëputur nga ceremonia martesore, Blero e ka quajtur Afronën dashuria e tij e përjetshme.

Foto: Blero/Instagram

“Urime dita jonë dashuria ime e përjetshme”, ka shkruar këngëtari sipër imazhit që ka hedhur në llogarinë e tij në Instagram.

Rikujtojmë që Blero dhe Afrona u martuan në vitin 2019 në një ceremoni me shumë të ftuar në plazhin e Shëngjinit, në Shqipëri.

Foto: Blero/Instagram

Ndërkohë, në anën tjetër këngëtari ditë më parë ka paralajmëruar fansat se është në përgatitje të projektit të ri muzikor me titullin “Hala”. /Telegrafi/