Please enter at least 3 characters.

Big Brother VIP Albania nis me tension, largohet nga gara Armela sapo nis spektakli

Prime i këtij të shtunë nisi me tension dhe emocione të forta, pasi banorja Armela u eliminua nga Big Brother VIP Albania 5.

Vendimi erdhi pas vlerësimit të sjelljes së banorëve gjatë javës dhe ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e garës.

Armela ishte një nga banoret që u bashkua me shtëpinë gjatë Prime-it të dytë, por nuk arriti të qëndrojë deri në fund dhe të konkurrojë për Çmimin e Madh.

Largimi i saj shënoi një moment të rëndësishëm dhe emocionues të spektaklit, duke ndezur reagime te publiku. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com