Biftek tartarësh
Përmbajtja: * 400 g biftekë lope* 2 të kuq të vesë* qepë* thelb hudhre* filet sardine* spec të kuq* limon* salcë, mustardë* spec të kuq (piper)* tranguj turshi* piper i bardhë, kripë* gjalpëPërgatitja:
Mishin e pastrojmë dhe e ndajmë në copa me te vogla, e rrahim në dërrasë. Mishin nuk duhet bluar në aparatin për bluarjen e mishit, por ngadalë e copëtojmë.
Përbërësit tjerë të duhur i grijmë imtë mirë, limonin e shtrydhim mirë dhe të gjitha këto i vendosim nëpër vende të ndara.
Në një enë ovale i qesim të kuqtë e vesë, i shtojmë lëngun e limonit, një lugë mustardë dhe i përziejmë duke i shtuar vajin pikë-pikë derisa të formojmë majoneze të trashë.
Në këtë masë majonezi shtojmë gjysmën e mishit të përgatitur, të gjithë përbërësit dhe mëlmesat në masa sipas shijes suaj, dhe i përziejmë mirë derisa masa të bëhet e njëjtë.
Përzieni ashtu që në dorë të majtë ta merrni lugën kurse në anën e djathtë të ndrydhni masën pak nga pak në lugë.
I shtojmë pastaj pjesën tjetër të mishit, dhe në të njëjtën mënyrë e përziejmë që masa të jetë e njëjtë.
/Telegrafi/


