Please enter at least 3 characters.

Bie një pjesë e fasadës së një objekti banesor në rrugën “UÇK”, intervenojnë nga komuna dhe zjarrfikësit

Drejtoria për Emergjenca dhe Siguri e Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se së bashku me ekipet e Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë kanë intervenuar në rrugën UÇK, pas rënies së një pjese të fasadës së një objekti banesor.

Drejtoria për Emergjenca dhe Siguri në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga intervenimi.

Postimi i plotë:

Së bashku me ekipet e Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë, aktualisht jemi duke intervenuar në rrugën UÇK, pas rënies së një pjese të fasadës së një objekti banesor.




Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe, gjatë kohës kur ekipet emergjente janë në intervenim, të largohen nga zona e rrezikut dhe të respektojnë perimetrin e sigurisë, me qëllim të shmangies së çdo incidenti apo lëndimi të mundshëm.

Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor. /Telegrafi/