Please enter at least 3 characters.

Bie nga kati i tretë - vdes punëtori në Grabanicë të Klinës

2018/05/shirit.jpg

Një person ka vdekur sot në Grabanicë të Klinës pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra pas rrëzimit nga një objekt.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Telegrafin se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, pasi ka rënë nga kati i tretë i objektit ku po punonte.

“Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij dhe njësitë kompetente janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/