Please enter at least 3 characters.

Beyonce do të vijë sërish në bashkëpunim me Jay Z

2017/02/Beyonce.jpg

Beyonce Knowles nuk e fitoi çmimin kryesor për albumin më të mirë të vitit në ‘Grammy Awards’ , por pati një befasi për fansat e saj.

Këngëtarja tregoi për këngën e re që është në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Jay Z dhe DJ Khaled. Kënga quhet “Shining” dhe për Dj Khaled është e para për albumin e tij të ardhshëm, “Grateful”.

Gjithashtu, edhe për çiftin Beyonce dhe Jay Z është kënga e tyre e parë që nga bashkëpunimi me këngën “Drunk in Love” që ishte pjesë e albumit të Beyonce në vitin 2013.

Duhet theksuar se diva e muzikës pop nuk u largua duarthatë nga ceremonia e ‘Grammy Awards’. Ajo fitoi çmimin për videon më të mirë muzikore (“Formation”), si edhe çmimin për albumin bashkëkohor urban (“Lemonade”).

Beyonce bëri bujë të madhe me performancën e saj në Staples Center në Los Angeles, në kuadër të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy.

Ajo e ekspozoi barkun e saj të fryrë në skenë duke u shfaqur me bikini ngjyrë ari dhe me një fustan me xhixha po ashtu ngjyrë ari.

Këngëtarja performoi për nëntë minuta këngët “Love Drought” dhe “Sandcastles” nga albumi “Lemonade”. /Telegrafi/