Please enter at least 3 characters.

Beyonce dhe Jay Z shijojnë mbrëmjen në New York

2020/09/GettyImages-498235466-e1600676257405.jpg
246:"LAS VEGAS, NV - NOVEMBER 21: Beyonce Knowles and Jay-Z look on before Miguel Cotto takes on Canelo Alvarez in their middleweight fight at the Mandalay Bay Events Center on November 21, 2015 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Ata kanë qenë duke kaluar kohën më të madhe të verës në Hamptons.

Por, gjatë mbrëmjes së djeshme, Beyonce dhe Jay Z janë parë duke shijuar drekën të një restorant në New York, shkruan Daily Mail.

Çifti i njohur ndërkombëtar, kishin vendosur kësaj radhe ushqime italiane, teksa pranë tyre shiheshin edhe persona të tjerë.

39-vjeçarja mezi njihej, pasi mbante të veshur një pallto të madhe, kurse në kokë kishte një kapele dhe maskën mbrojtëse.

Ndërkaq, Jay Z ishte parë të jetë veshur në të njëjtin stil, ndërsa shijonte një gotë me verë të kuqe.

Më parë gjatë këtij muaji, Beyonce dhe Jay Z kanë qenë në Evrope, pasi interpretuesja e “Black Is King” festoi ditëlindjen e 39-të.

Vlen të përmendet se dyshja janë martuar në vitin 2008 dhe ndajnë tre fëmijë së bashku. /Telegrafi/