Beyonce dhe Blue Ivy surprizojnë fansat, ngjiten në skenë gjatë koncertit të Jay-Z
Jay-Z e ktheu mbrëmjen e parë të serisë së koncerteve të tij në stadiumin Yankee në New York në një ngjarje familjare, duke ftuar në skenë bashkëshorten e tij, Beyonce, dhe vajzën e tyre, Blue Ivy Carter.
Beyonce iu bashkua reperit për të interpretuar këngën "Can't Knock the Hustle", duke zëvendësuar Mary J. Blige, e cila nuk mund të ishte e pranishme për shkak të angazhimeve të saj në Las Vegas. Pas performancës, këngëtarja përqafoi dhe puthi Jay-Z përpara se të largohej nga skena.
Më vonë gjatë koncertit, Jay-Z prezantoi vajzën e tyre 14-vjeçare, Blue Ivy, e cila u prit me ovacione nga publiku, shkruan DailyMail.
Ajo interpretoi në piano gjatë këngës "Feelin' It", duke dëshmuar edhe një herë talentin e saj muzikor.
Në një intervistë të mëhershme, Jay-Z kishte treguar se Blue Ivy ka talent të jashtëzakonshëm për pianon dhe mëson vetë këngët që dëshiron të luajë.
Ai është shprehur krenar për përkushtimin dhe pasionin që vajza e tij ka treguar për muzikën.
Koncerti shënoi nisjen e serisë së tre netëve të shitura plotësisht në stadiumin Yankee, në kuadër të turneut për 30-vjetorin e albumit debutues të Jay-Z, "Reasonable Doubt".
Në skenë u ngjitën gjithashtu edhe artistë të njohur si Nas, Alicia Keys dhe Jaz-O. /Telegrafi/


