Bërxolla të Vitit të Ri
Një pjatë e shijshme dhe e ushqyeshme, plot kaloriPër 4 persona:* 4 bërxolla lope * 100 ml shtalpë * 5 kastravecë turshi * 2 vezë të ziera * 2 thelpinj hudhër * 50 gr gjalpë * 1 lugë kafeje piper i kuq * 2 lugë erëza të përziera * 150 gr kajmak * 2 lugë salcë domatesh * 1 pako pure * 300 ml qumësht * vaj, kripë dhe piper i ziPërgatitja:
I rrahim bërxollat me çekiç druri dhe hedhim mbi to erëza të përziera, kripë dhe piper të zi. Bërxollat i skuqim në vaj dhe gjalpë. Pastaj, në të njëjtën yndyrë e skuqim hudhrën e grirë. Hedhim piper të kuq, një lugë kafeje erëza të përziera dhe rreth 100 ml ujë.
Në tigan, me rende i grijmë vezët e ziera. Pastaj, në tigan i kthejmë bërxollat e skuqura. E mbulojmë tiganin me kapak. Pas një kohe, bërxollat i kthejmë nga ana tjetër. E shtojmë shtalpën dhe kastravecët turshi, të prera në copë të holla e të gjata.
Në tenxhere në zjarr e hedhim qumështin, e shtojmë kajmakun dhe hedhim një lugë kafeje erëza të përziera. Pastaj, e shtojmë pluhurin për pure. Përziejmë me lugë dhe e shtojmë salcën e domates. I grijmë bishtat e qepës së njomë dhe i shtojmë në tenxheren me pure.
Në pjatën për servirje vëmë dy gjethe sallate të gjelbër. Sipër tyre e vëmë purenë. Në anën tjetër të pjatës i rendisim bërxollat shkallë-shkallë. Sipër vëmë nga përmbajtja nga tava.
Zbukurojmë me një degë majdanozi.
Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.


