Please enter at least 3 characters.

Bëhuni pjesë e diskutimit për të ardhmen e Pellgut të Lumit Drini i Bardhë

Shoqata Rilindja e Gjelbër fton institucionet, organizatat, akademinë, studentët, mediat dhe qytetarët e interesuar të bëhen pjesë e Ditës së Drinit 2026, e cila do të mbahet më 10 korrik 2026, nga ora 09:30, në Hotel Lakeside, Vërmicë të Prizrenit.

Konferenca e këtij viti do t’i kushtohet thatësirës dhe ndikimeve të saj në Pellgun e Lumit Drini i Bardhë, duke trajtuar sfidat me të cilat përballen komunitetet lokale, si dhe mundësitë për rritjen e reziliencës dhe adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike.

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dëgjojnë prezantime nga ekspertë dhe përfaqësues institucionalë, të diskutojnë gjetjet e raportit mbi perceptimin e qytetarëve për Pellgun e Lumit Drini i Bardhë dhe të kontribuojnë në dialogun për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen për pjesëmarrje përmes formularit online:

https://forms.office.com/e/D5hyjXW9TV

Njëkohësisht, qytetarët ftohen të japin kontributin e tyre duke plotësuar pyetësorin mbi perceptimin e qytetarëve për Pellgun e Lumit Drini i Bardhë. Mendimi i tyre do të ndihmojë në hartimin e rekomandimeve për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të këtij pellgu.

Pyetësori mund të plotësohet në këtë link:

https://forms.office.com/e/rngM11N4Ze

Dita e Drinit 2026 synon të nxisë diskutimin mbi sfidat dhe mundësitë për një të ardhme më të qëndrueshme të Pellgut të Lumit Drini i Bardhë, duke bashkuar akterë institucionalë, ekspertë dhe qytetarë rreth një teme me rëndësi të madhe mjedisore.

Dita e Drinit 2026 organizohet nga Shoqata Rilindja e Gjelbër, në kuadër të Drin Day 2026, me mbështetjen e Drin II Project dhe Global Water Partnership – Mediterranean (GWP-Med).

true