Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha iu përgjigjet komenteve negative që mori për peshën e saj në paraqitjen e fundit në 'American Music Awards'

Bebe Rexha
(Foto: Francis Specker/CBS via Getty)

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka reaguar ndaj komenteve në internet që kanë “copëtuar” pamjen e saj pas paraqitjes në American Music Awards 2026, të mbajtura më 25 maj.

Sipas People, disa përdorues në rrjete sociale e kritikuan Rexhën për dukjen e saj, madje një postim në X (ish-Twitter) e krahasoi një foto të vjetër të artistes me një video të saj nga AMA-t, duke pyetur: "Ji e sinqertë… cili është mendimi yt i parë?”.

Rexha zgjodhi t’u përgjigjet në mënyrë të ftohtë dhe ironike, duke e kthyer vëmendjen te muzika e saj e re. Në reagimin e saj në X, më 27 maj, ajo shkroi: “Mendimi im është… albumi im i ri ‘Dirty Blonde’ del më 12 qershor. Është i disponueshëm për porosi (pre-order) tani”.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Kjo nuk është hera e parë që Bebe Rexha reagon ndaj komenteve për trupin e saj. Në të kaluarën ajo ka qenë e hapur për presionin dhe gjuhën fyese që shpesh shoqëron figurat publike, duke theksuar se njerëzit kalojnë luhatje në peshë dhe se publiku nuk e di gjithmonë se çfarë po përjeton dikush.

Ajo ka shkruar më herët se: “Qeniet njerëzore kalojnë luhatje peshe… është jeta dhe ju nuk e dini çfarë po kalojnë njerëzit. Medikamente, sëmundje, etj”.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Po ashtu, Rexha ka folur hapur edhe për problemet shëndetësore, përfshirë sindromën e vezoreve policistike (PCOS), një çrregullim hormonal që mund të lidhet me rezistencë ndaj insulinës dhe shtim në peshë. Këngëtarja ka shprehur shpesh bezdinë që pamja e saj fizike kthehet vazhdimisht në temë diskutimi.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në vend që të hynte në debat me komentuesit, këtë herë Rexha zgjodhi ta përdorë vëmendjen për të promovuar projektin e saj të radhës – albumin e katërt në karrierë, “Dirty Blonde”, që publikohet më 12 qershor. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram