Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha befasohet nga dhurata e veçantë e artistëve nga Kosova të kompanisë ZiuuRugs

2024/07/Bebe-Rexha-ZiuuRugs-1.jpg

Kompania "ZiuuRugs", e themeluar nga disa të rinj shqiptarë në Prishtinë, ka bërë emër në tregun ndërkombëtar me tapetet e saj të personalizuara.

Këto tapete janë të preferuara në shtëpitë e shumë yjeve të showbiz-it dhe personaliteteve të tjera të njohura.

Artistë si Wiz Khalifa, Young Metro 3 Times dhe Martin Garrix kanë shprehur publikisht pëlqimin e tyre për këto produkte të personalizuara nga kompania kosovare "ZiuuRugs".

Artistja e radhës që ka shprehur gëzimin e saj për një dhuratë të veçantë nëpërmjet një postimi në InstaStory është Bebe Rexha.

Në videon e publikuar, këngëtarja shfaq me entuziazëm tapetin e personalizuar nga kompania "ZiuuRugs".

Tapeti përmban një dizajn të një shqiponje dhe portretin e Bebes, së bashku me shkrimin "Dibra", për vendlindjen e saj. /Telegrafi/

Tapeti kishte edhe një mesazh mbrapa: "Bebe, tingujt e tu janë thurur në zemrat tona, ashtu si ky qilim është thurur me dorë. Shijojeni dhuratën tuaj të personalizuar nga ZIUU! Faleminderit shumë, Ziuu Rugz & Palmesus

Nëse dëshironi të porosisni tapete të personalizuara për tokë apo mure, kompaninë “ZiuuRugs” mund ta kontaktoni: Facebook: ZiuuRugs -Instagram: @ziuurugs - Tiktok: @ziuurugs_ E-mail: ziuurugs@gmail.comTel: 045 684 539

Aktualisht ZiuuRugs pjesë e festivalit "Palmesus" në Norvegji, ku punën e tyre ua prezantuar shumë artistëve botëror: