Bayerni kërkon fitore në udhëtim te Kolni, formacionet zyrtare
27/05/2023
Bayern Munich duket se e ka humbur titullin e kampionit në Bundesliga, edhe pse matematikisht ende janë në garë.
Në xhiron e fundit të kampionatit gjerman, bavarezët luajnë në udhëtim te Kolni dhe kërkojnë fitore.
Bayern ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 68 pikë, dy më pak se Borussia Dortmund që është lider.
Të besuarit e trajnerit Thomas Tuchel kërkojnë tre pikët nga kjo përballje dhe shpresojnë që Dortmund të barazoj ndaj Mainzit për ta fituar titullin e kampionit.
Formacionet zyrtare:
Koln: Schwabe, Schmitz, Hubers, Martel, Ljubicic, Kainz, Hector, Chabot, Selke, Skhiri, Maina.
Bayern Munich: Sommer, Upamecano, De Ligt, Pavard, Kimmich, Gnabry, Sane, Coman, Muller, Grabenberch, Mazraoui,
/Telegrafi/


