Please enter at least 3 characters.

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

2024/03/arda-guler.png

Edhe pse ai mezi ka pasur ndonjë mundësi në Real Madrid, reputacioni i Arda Guler ka qenë në rritje që kur iu bashkua klubit.

Sipas raportimeve nga Defensa Central, Bayern Munich ka treguar interesim për lojtarin dhe do të ishte i gatshëm të ofronte deri në 40 milionë euro për ta nënshkruar këtë verë.

Edhe pse interesimi i Bayernit është i dukshëm, Real Madrid duket se nuk dëshiron ta lërë Gulerin të largohet në këtë moment.

Lojtari mezi ka përfunduar një sezon në klub dhe drejtuesit preferojnë të vlerësojnë potencialin e tij të ardhshëm përpara se të marrin një vendim për të ardhmen e tij në skuadrën e bardhë, ku sulmuesi turk ka luajtur gjithsej 196 minuta në të cilat ka shënuar një gol.

Real Madridi zgjedh të presë dhe të vëzhgojë zhvillimin e talentit turk përpara se të shqyrtojë ndonjë ofertë, por që një huazim nuk përjashtohet.

Përcaktimi nëse ai ka një vend në ekipin e parë do të bazohet në performancën dhe përparimin e tij në klub, duke sugjeruar se e ardhmja e tij ende nuk është përcaktuar në Los Blancos.

Andaj, Bayern Munich do të ketë mundësinë që të transferojë lojtarin, por jo në mënyrë permanente - por vetëm si huazim i thjeshtë. /Telegrafi/