Bayern Munich dhe Thomas Mullerr do të ndahen pas 17 vitesh
Kicker njofton se vera e këtij vitu do të shënojë fundin e një epoke te Bayern Munich. Thomas Müller, ikona e klubit dhe një nga figurat më të dashura të futbollit gjerman, nuk do të vazhdojë si lojtar në skuadrën bavareze.
Sipas burimeve, drejtori sportiv i klubit, Max Eberl, ia ka bërë të qartë se 35-vjeçari nuk është pjesë e planeve të ardhshme sportive. E
dhe pse Bayerni është i hapur për të ofruar Müllerit një rol tjetër në klub, lojtari vetë dëshironte të vazhdonte karrierën si futbollist aktiv.
Müller ka luajtur 17 vjet në Bayern Munich si profesionist, duke u bërë simbol i klubit me 12 tituj Bundesliga, 2 Liga të Kampionëve dhe 22 trofe të tjera.
Me kombëtaren gjermane ka shënuar 45 gola në 131 ndeshje, duke ndihmuar në fitoren e Kupës së Botës 2014. /Telegrafi/


