Please enter at least 3 characters.

Bastisje në Shkup, konfiskohet drogë dhe para - ndalohen dy persona

MPB Maqedoni njofton se dje (09.07.2026) në orën 22:20, oficerët e Njësisë për Trafikim të Paligjshëm pranë SPB Shkup privuan nga liria P.J. (38) dhe D.R. (28), të dy nga Shkupi.

"Gjatë kontrollit të shtëpisë së P.J., në zonën e Kisella Vodës, sipas një urdhri gjyqësor të marrë më parë, ku u gjet edhe D.R., u gjetën dhe u sekuestruan një substancë e bardhë e trashë, marihuanë, një peshore dixhitale dhe para".

"Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse", thonë nga MPB.