Basha: Po përfundojnë punimet në rrugën Sofali–Kolovicë, investim 1.5 milionë euro
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se ka inspektuar punimet në rrugën që lidh Sofalinë me Kolovicën, ku aktualisht po zhvillohen punimet e asfaltimit dhe projekti, sipas tij, po shkon drejt përfundimit.
Në një postim në Facebook, Basha ka bërë të ditur se inspektimi është bërë në mesditë, ndërsa ka theksuar se projekti po realizohet përmes një investimi prej 1.5 milionë euro nga Qeveria Kurti.
“Në mesditë inspektova punimet në rrugën që lidh Sofalinë me Kolovicën. Aty po zhvillohen punimet e asfaltimit dhe projekti po shkon drejt përfundimit të suksesshëm, falë një investimi prej 1.5 milionë euro nga Qeveria Kurti”, ka shkruar Basha.
Ministri ka shtuar se, sipas tij, investimet synojnë modernizimin dhe rritjen e sigurisë në infrastrukturën rrugore.
“Vazhdojmë me punë konkrete për infrastrukturë më moderne dhe më të sigurt për qytetarët”, ka deklaruar Basha. /Telegrafi/


