Please enter at least 3 characters.

Basha: Bashkia e Tiranës nuk do të përfshihet në konflikte politike

2016/01/f.0430194438383_m.jpg

Basha u është përgjigjur akuzave të këshilltarëve të Partisë Socialiste, për mbledhjen e këshillit bashkiak, duke theksuar se nuk do të bëhet pjesë e konfliktit.

“Unë nuk bëhem pjesë e akuzave që tentojnë të zhvendosin vëmendjen e bashkisë te lufta politike. Është fare e kuptueshme. Dikush mund të zgjedhë, këshilltar apo jo këshilltar, mund të kenë shpresa për deputetë, që përpiqet të tërheqë bashkinë e Tiranës në luftë politike. Ne bëjmë punën tonë, këshilli bashkiak ka rregullat e veta, funksionon sipas këtyre rregullave dhe bashkia e Tiranës ka një dhe vetëm një detyrë, të zbatojë ligjshmërinë dhe këtë po bën. Ne si bashki, jemi të përkushtuar të vazhdojmë punën tonë. Këshilli bashkiak merr vendimet e veta”, u shpreh Basha, transmeton Shekulli online.

Këto deklarata kryebashkiaku i bëri gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e një rruge në Tiranë. /Telegrafi/