Please enter at least 3 characters.

Ballkani rikthehet te fitoret, mposht Dukagjinin në regjinë e Almir Kryeziut

Ballkani është rikthyer te fitoret, teksa ka mposhtur Dukagjinin me rezultat të pastër 2-0.

Pas një pjese të parë shumë të fortë dhe të barabartë, pjesa e dytë i takoi vendasve.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit gjetën golin me anë të Almir Kryeziut i cili realizoi në minutën e 53-të për 1-0.

Ballkani vazhdoi duke kontrolluar ndeshjen, teksa në minutën e 75-të, Almir Kryeziu doli sërish në skenë duke shënuar për 2-0.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Ballkani arkëtoi tre pikë.

Me këtë fitore Ballkani zë vendin e dytë me 18 pikë, derisa Dukagjinin mbetet e treta me 14 sosh.

Ndeshjen e radhës Ballkani e luan sërish në shtëpi ku pret Gjilanin, derisa Dukagjini luan në udhëtim te Prishtina. /Telegrafi/