Please enter at least 3 characters.

Avokatja tregon pse erdhi në Kosovë vajza lituaneze, që vdiq në rrethana të dyshimta (Video)

2018/06/elita-barisajte.jpg
5:"Admin

Pas vdekjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në rrethana të dyshimta, të 24 vjeçares me nënshtetësi të Lituanisë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin.

“E njëjta ka hyrë dy herë ilegalisht në Republikën e Kosovës, në njërin rast përmes Aeroportit Ndërkombëtar 'Adem Jashari'. Bazuar në marrëveshjen për riatdhesim, kjo shtetase e huaj është deportuar për në shtetin e Austrisë, prej nga edhe kishte ardhur në republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Avokatja Xhevahire Kloppner, e cila është autorizuar për rastin në fjalë nga e ëma e së ndjerës, për RTV Dukagjinin, jep versionin e saj për rrjedhën e ngjarjes.

“Kur e ka parë babai se vajza e kishte seriozisht ardhjen e saj në Kosovë për të jetuar, është distancuar dhe nuk e ka pranuar në shtëpi. Vajza prapë se prapë ka dashtë me jetue në Kosovë, sepse e ndjente veten shqiptare”, tregon avokatja Kloppner, përcjell Telegrafi.

Avokatja tregon më tej se Elita kishte kërkuar edhe azil, por nuk i është pranuar.

“Ajo ka refuzuar të kthehet por ka kërkuar azil, por edhe azili i është refuzuar nga Drejtoria për Azil dhe Migrim”, shprehet më tej avokatja Xhevahire Kloppner.

24 vjeçarja Elita Barisaite, vdiq në QKUK nga plagët e marra, pa pasur afër asnjë nga familjarët e saj./Telegrafi/