Please enter at least 3 characters.

Atraktive dhe e lumtur në Instagram, por Luana Vjollca zbulon çfarë fshihet pas pamjes së bukur në rrjetet sociale

2022/05/collage-2022-05-22T195742.096-scaled.jpg

Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca mbetet ndër personazhet më të komentuara dhe çdo gjë që ajo bën merr vëmendjen.

Pas një pauze të gjatë në ekran, Luana u rikthye së fundmi me një disa projekte të cilat janë të ndërlidhura mes rrëfimeve të saj nga jeta private dhe pasohen edhe nga një këngë e lidhur me temë që trajton.

Deri më tani 30-vjeçarja ka lansuar dy të tilla ndërsa pritet të sjell edhe tre të tjera në javët në vazhdim.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Në episodin e fundit të “Thuaje” ajo foli për traumën dhe zbuloi rastet e përndjekjes që kanë lënë gjurmë në jetën e saj.

Ndërsa, në një postim të fundit që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se dy milionë persona, Luana ka ardhur me një tjetër postim motivues.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Duke postuar dy imazhe të ndryshme, prezantuesja ka treguar se jo çdo gjë që shohim në Instagram është e reale.

Në foton e parë ajo shihet e lumtur me një buzëqeshje në fytyrë, ndërsa në të dytën pa grim dhe me  sy të përlotur.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

“Çfarë jemi në Instagram vs çfarë jemi në të vërtetë… Ne kurrë nuk e dimë çfarë fshihet pas një buzëqeshje. Ji i sjellshëm. Ju dërgoi dashuri të gjithë atyre që nuk kanë kaluar një ditë të mirë sot. Duaje veten.. Çohu, zbukurohu, jeto, lufto e ndiqi ëndrrat e tua, je me i/e fortë se që mendon”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e postimit. /Telegrafi/