Please enter at least 3 characters.

Atmosferë në kampionatin “Super Sfida”: “Alsat – M” mposhtë “Dardanët”

2016/04/sfida.jpg

Mbrëmë në shoun garues “Super Sfida”, janë ballafaquar, në një atmosferë argëtuese, ekipi Dardanët dhe Alsat – M.

Shou i mbrëmshëm solli dramë, argëtim, garë dhe shumë humor, ku anëtari i grupit “Dardanët”, këngëtari i mirënjohur, Korab Shaqiri këndojë live para publikohet.

Loja “Gjejë Fjalët” solli momente qesharake nga të dyja ekipet, anëtarët e të cilave gabonin në gjetjen e fjalëve, që i shqiptonin bashkëlojtarët, derisa veshët i kishin mbyllur me kufje.

Ndërsa në lojën “Ngasja e Biçikletës” për çudi fitoj anëtarja e ekipit Alsat - M, Zejxhane Osmani, e cila dëshmoj se përveç se është profesioniste në prezantimin e lajmeve, ajo e tillë është edhe në ngasjen e biçikletës.

Ajo tregoi para publikut, që ka qenë dy herë kampione, në ngasjen e biçikletës, në Maqedoni.

Edhe loja “Transport i Shpejt” ishte një shou i vërtetë, sidomos në goditjet me top, ku edhe u bënin eliminimet e bartjes.

Në lojën e fundit “Futboll Symbyllas” ishte një humor i madh. Në roundin e parë lojën e fitoj Korab Shaqiri. Ndërsa në rundin e dytë, Gëzim Bimbashi u ballafaqua kundër Fadil Veselit dhe nuk u shënua asnjë gol. Në rundin e fundit, Zejxhane Osmani shënojë gol qysh në fillim të lojës. Më pastaj, duke qenë se ishin me sy të mbyllur, garuesit nuk arritën ta gjejnë topin, ndonëse bashkëlojtarët secili prej atyre që e kishte radhën, për ta gjetur topin brohorisnin që lojtari ta kërkojë atë herë majtas, e herë djathtas.

Krejt në fund fitoj ekipi i Alsat - M me një diferencë shumë të vogël.

Për ekipin Dardanët garojë: këngëtari: Korab Shaqiri, Gëzim Bimbashi (prezantues i lajmeve) dhe Besa Gashi (Miss Kosova). Ndërsa në ekipin e Alsat - M: prezantuesja e lajmeve, Zejxhane Osmani, Emiliano Kryeziu (moderator) dhe Fadil Veseli - producent./Telegrafi/