Arrestohen në Morinë tre shtetas të Kosovës të shpallur në kërkim ndërkombëtar
Tre persona (shtetas nga Kosova) janë arrestuar pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar në pikë kalimin kufitar në Morinë.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se shtetasi me inicialet M.G 65 vjeç u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Gjermani.
"Shtetasi M. G., 65 vjeç, banues në Kosovë nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Frankfurtit e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”. Nga dënim i i kanë mbetur për të kryer 18 muaj".
Po ashtu në njoftim thuhet se personi i dytë u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Gjermani.
"Shtetasi M. G., 65 vjeç, banues në Kosovë Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Frankfurtit e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”. Nga dënim i i kanë mbetur për të kryer 18 muaj".
Edhe personi i tretë me inicialet Xh.S 47 vjeç banues në Prishtinë u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Kuvajt.
"Shtetasi Xh. S., 47 vjeç, banues në Prishtinë. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kuvajt, për veprën penale 'Vjedhja e rëndë' ".
Tutje në njoftim thuhet se Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijonë procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve.
"U kap shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale 'Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve'. Veprimet e tjera procedurale me këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë", thuhet në njoftim. /Telegrafi/


