Please enter at least 3 characters.

Arrestohet shtetasi nga Arabia Saudite, ishte në kërkim ndërkombëtar

2023/05/1548498911_policiaarrestohet1.jpg

Policia e Kosovës ka arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Prishtinë, një shtetas nga Arabia Saudite.

Ai sipas policisë, ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Personi i arrestuar, me inicialet M.Th.K., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare).

“Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë”, thuhet në njoftm.