Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Prizren - policia i gjeti heroinë dhe denar të Maqedonisë në veturë

2021/04/arrestim.jpeg

Një person është arrestuar në autostradë në Prizren, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe konfiskuar 6 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë me peshë rreth 3 kg e 197 gr.

Gjithashtu policia ka konfiskuar edhe para të gatshme në euro, denar të Maqedonisë, një telefon Samsung, një pasaportë dhe letërnjoftim të Maqedonisë Veriore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/