Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Klinë, i dërgoi viktimës mesazhe me përmbajtje seksuale

Në Klinë është raportuar një rast i ngacmimit përmes mesazheve me përmbajtje seksuale, ku viktima është një femër kosovare.

Sipas informacioneve zyrtare, më 3 maj 2026 është raportuar se viktima kishte pranuar disa mesazhe (SMS) me përmbajtje të natyrës seksuale nga një mashkull kosovar i dyshuar.

Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është arrestuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/