Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person, dyshohet se vodhi para e sasi ari në një shtëpi në Pejë

Një person është arrestuar pasi më 20.12.2025 rreth orës 03:30 dyshohet se nё shtёpinё e një personi ka vjedhur shumё tё konsiderueshme tё parave, sasi tё arit dhe njё telefon mobil në rrugën “Qamëria”, në Pejë.

“Stacioni Policor në Pejë, me datën 20.12.2025, rreth orës 03:30, është njoftuar se nё rrugën “Qamёria” nё Pejё, ka ndodhur një grabitje. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje ka kuptuar nga viktima se nё shtёpinё e tij persona tё dyshuar, kanё vjedhur shumё tё konsiderueshme tё parave, sasi tё arit dhe njё telefon mobil”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime, i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, me datёn 06.08.2026, ёshtё arritur identikfikimi dhe arrestimi i njё personi tё dyshuar. Pas intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime, i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP-Pejё”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/