Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë

2024/05/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-5-1.jpg

Sot nga hetuesit e sektorit të Drejtorisë së Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar për veprën mashtrim.

Rasti është raportuar në muajin mars të këtij viti, ku dyshohet se personi i arrestuar, duke siguruar dokumente e kontrata pune të falsifikuara tre personave, në bashkëpunim me ta kanë mashtruar duke marrë kredi në një bankë.

Ndërkohë që hetuesit policorë po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/