Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një 37-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër qendror

2022/06/5e7ebde31e3c7_5e7eaa79156c4_arrest-2.jpg

MPB njofton se dje policia nga SPB-Tetovë kanë ndaluar një 37-vjeçar nga Gostivari i cili kërkohej me urdhër qendror.

"Më 02.03.2023, rreth orës 15:40, zyrtarët policorë nga SP- Tetovë – DPM Gostivar kanë ndaluar E.A.(37) nga Gostivari.

Ai ishte në kërkim me urdhër qendror për vuajtjen e dënimit me pesë vite burg për veprën penale “grabitje” nga neni 237 i Kodit Penal.

Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtje të dënimit me burg", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/