Please enter at least 3 characters.

Arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër për shpërndarje droge

2024/12/gjitokaster-1068x601-1.jpg

Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në lagjen “18 Shtatori”, duke vënë në pranga një 29-vjeçar me iniciale D.A.

Gjatë kontrollit, u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza dhe e përgatitur për shitje. Operacioni u realizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër për veprime të mëtejshme./euronewsalbania/